Prapaskena

Vrau 19 vjeçaren së bashku me gjyshen, merrr fund arratia e Ilir Gjokës (FOTOT)

Publikuar: 04/10/2021

Ilir Gjoka, 28-vjeçari që ishte shpallur në kërkim për vrasjen e partneres së tij, 19-vjeçares shqiptare, Shejla Bakija është vetëdorëzuar në polici. Mediat lokale bëjnë me dije se Gjoka ka shkuar vetë me këmbët e tij në komisariat në orët e vona të mbrëmjes së kaluar.

Ende nuk janë zbardhur detaje në lidhje me dëshminë që ai mund të ketë dhënë para policisë.

Shejla Bakija u vra të mërkurën nga partneri i saj, Ilir Gjokaj. Ngjarja ndodhi dy ditë më parë kur shtetasi Ilir Gjokaj shkoi në shtëpinë e të ndjerës, duke hapur pasi kjo e fundit nuk kishte pranuar të kthehej me të pas ndarjes.

Plumbat i morën jetën 19-vjeçares dhe gjyshes së saj, ndërsa mbeti i plagosur rëndë babai i të resë.



Më të lexuarat