Prapaskena

Panik në Tiranë / ‘Pandora Papers’, një politikan shqiptar me para në parajsat fiskale, dyshohet për Ilir Metën

Publikuar: 04/10/2021

Një politikan shqiptar rezulton mes 336 politikanëve në të gjithë botën që kanë lidhje me llogaritë offshore, ku kanë fshehur paratë.

Ka dyshime të forta se politikani mund të jetë Ilir Meta, megjithatë nuk ka ende emër zyrtarë.

Kjo u zbulua nga Investigimi i “Pandora Papres”, pas rrjedhjes së gati 12 milionë dokumenteve dhe dosjeve që ekspozojnë pasurinë e fshehtë dhe marrëdhëniet e udhëheqësve botërorë, politikanëve dhe miliarderëve.

Ndërkohë, në linkun e të dhënave të publikuara të “Pandora Papers”, tregohen edhe 13 kompani offshore, ku përfitues të fitimeve janë shqiptarë, edhe pse kompaitë nuk janë në emër të tyre, por ende nuk ka detaje.

Si ndodhi rrjedhja e informacionit dhe verifikimi i tij?

Konsorciumi ndërkombëtar i gazetarëve investigativë ia doli të sigurojë 11,9 milionë skedarë konfindecialë dhe krijoi një ekip prej më shumë se 600 gazetarësh nga 150 media, që analizuan dhe investiguan për dy vjet mbi këto skedarë.

Ata kanë rrëmuar, gjurmuar dhe zbuluar në shumë skedarë gjykatash dhe regjistrime të tjera publike nga shumë vende. Informacionet e rrjedhura vijnë nga 14 shërbime firmash offshore nga i gjithë globi, që përbëjnë kompani guaskë dhe rrjete të tjera offshore për klientët që kërkojnë të mbajnë në hije aktivitet e tyre financiare.

Pandora Papers vijnë pesë vjet pas investigimeve të Panama Papers që u bënë stuhishëm publike më 2016.

Zbulimet e atëhershme çuan në kontrolle policore, ligjvënësit në shumë vende kaluan shumë ligje të reja, që gjithashtu bënë të shkarkoheshin shumë politikanë të nivelit të lartë si p.sh. kryeministrat e Islandës dhe Pakistanit.



Më të lexuarat