Prapaskena

Atentati kundër shqiptarit, pamjet brenda lokalit ku u qëllua me plumb në kokë në Athinë

Publikuar: 03/10/2021

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja nga atentati mafioz kundër një shqiptari mbrëmjen e sotme në qendër të Athinës në një zonë mjaft të populluar.

Sipas mediave, shqiptari që u qëllua në kokë dhe bark është 39-vjeç dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Mediat kanë publikuar pamjet nga vendi i ngjarjes, kafja ku ndodhi atentati me armë zjarri. Zona është e rrethuar nga forca të shumta policie, por autori është nuk është kapur.

Dëshmitarët që ishin në zonë dhe që panë autorin që qëlloi mbi shqiptarin i dhanë detaje grupit hetimor për të shkuar në gjurmët e atentatorit.



Më të lexuarat