Prapaskena

Me propozim të Kryeministrit, Ilir Meta dekreton 3 ambasadorë (EMRAT)

Publikuar: 01/10/2021

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka  dekretuar ditën e sotme emërimin në postin e Ambasadorit të tre emrave të propozuar nga Kryeministri Edi Rama.

Bëhetj fjalë për Dastid Koreshi, i cili u emërua Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë pranë Këshillit të Evropës, në Strasburg, rezident.

Ambasadorja e dytë e emëruar është Besiana Kadare, e cila u emërua në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO), rezident.

Si erdhe Ferit Hoxha, i cili u emërua Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork, rezident, dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë, në Republikën e Kubës, jorezident.

Njoftimi i plote:

Njoftim i Institucionit të Presidentit të Republikës

1 tetor 2021

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh”, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 26, pika 2, të ligjit nr. 23/2015 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Kryeministrit, si dhe pas administrimit të opinioneve të Komisionit për Politikën e Jashtme për kandidaturat e propozuara, përcjellë nga Kuvendi i Shqipërisë në datën 29.09.2021, ka dekretuar, disa emërime të disa Ambasadorëve të Republikës së Shqipërisë në shtete të tjera dhe organizata ndërkombëtare.

Konkretisht:

–     Zoti Dastid Koreshi u emërua Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë pranë Këshillit të Evropës, në Strasburg, rezident.

–       Zonja Besiana Kadare, u emërua në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO), rezident.

–        Zoti Ferit Hoxha, u emërua Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork, rezident, dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë, në Republikën e Kubës, jorezident.



Më të lexuarat