Pjesë nga biseda:
Demokrati: Baton Millosheviç tha para disa ditësh që zgjedhjet e 2025 i fiton Lul Basha. Jam kundër këtij rotacioni me marrëveshje.
Berisha: Gjatë zgjedhjeve dypersona të afërt me të gjitha palët më kanë ardhur në zyrë dhe më kanë pyetur çfarë mendon për një koalicion PD-PS. I kam thënë jam totalisht kundër. Nuk erdhën rastësisht në zyrën time. Ishin të dy të huaj. Ishin me një mision që erdhën te unë. Për të parë cili ishte mendimi im. Mendimi im ishte i prerë kundër një koalicioni të tillë. I bëj thirrje deputetetëve të PD-së dhe anëtarëve të Këshillit që të jenë shumë të vemendshëm, sepse ai që nuk merr dot pushtet me zgjedhje, ai është i gatshëm ta marrë në çdo formë që ia japin.