Prapaskena

Kush fitoi nga pakti për targat: Kosova apo Serbia?

Publikuar: 01/10/2021

Negociatorët amerikanë dhe europianë arritën të bindin Kosovën dhe Serbinë, pas 11 ditësh protestash të firmosnin një marrëveshje për targat, duke shtensionuar dhe shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës në veri të Kosovës.

Pakti u arrit në zyrën e emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak, por natyrshëm ndikim pati edhe zytari i lartë i DASh, Escobar. Beogradi fillimisht hezitoi ta firmoste paktin, por Vuçiç dha dakordësinë pikërisht në ditën ku presidentja e Komisionit Europian, Urusla von de Leyen po vizitonte Serbinë, pas një ndalese në Prishtinë.

BE dhe SHBA nxituan ta përshëndesin menjëherë këtë pakt të ri që parashikon vazhdimin e mëtejshëm të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës për çështjet e mbetura pezull. Për zbatimin e kësaj marrëveshjeje ka hyrë në lojë NATO, e cila do të patrullojë veriun e Kosovës me anë të trupave të KFOR-it.

“NATO-ja vazhdon të mbështesë fuqishëm dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian dhe përpjekjet e tjera që synojnë normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës. Kjo është rruga e vetme drejt arritjes së një marrëveshjeje të qëndrueshme politike për rajonin dhe është kyçe për stabilitetin e të gjithë rajonit”, tha zëdhënësja Lungescu, e cila shtoi se sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të presë të premten në takim të dërguarin e BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak për të diskutuar për situatën.

Albin Kurti me anë të një deklarata të lëshuar në rrjetet sociale u shpreh se tani është koha që Serbi të fillojë zbatojë reciprocitetin, duke nënkuptuar në mes rreshtash një fitore.

“Reciprociteti i targave të automjeteve është vendosur. Meqë targave të Republikës së Kosovës në Serbi do t’iu mbulohet simboli shtetëror, të gjitha targave të Serbisë pa dallim do t’iu mbulohet po ashtu simboli i tyre në territorin e shtetit tonë. Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka shkuar në Jarinë dhe Bërnjak më 20 shtator për të mbrojtur vendkalimet dhe policinë kufitare nga bllokuesit e rrugëve dhe qarkullimit të lirë. Meqë ata do të largohen, njësia jonë speciale nuk ka pse qëndron atje, dhe mbetet gjithnjë e gatshme për ndërhyrje në çfarëdo cenimi të njëjtë apo të ngjashëm në të ardhmen. Natyrisht, policia jonë kufitare në vijim do të zbatojë reciprocitetin e targave. KFOR-i do të qëndrojë aty, rreth dy javë, që gjithçka të jetë e sigurt. Në javën e shkuar, Presidenti i Serbisë vuri katër kushte për takimin në Bruksel të përfaqësuesve tanë. Natyrisht që nuk ju plotësuan ato dhe dje u zhvilluan bisedimet në Bruksel. Tash fillon epoka kur Serbia nis e mësohet me reciprocitet”, u shpreh Kurti.

Nga ana e tij Vuçiç vlerësoi se marrëveshja e arritur në Bruksel për targat e automjeteve mes Kosovës dhe Serbisë, ishte “absolutisht më e mira që mund të arrihej” dhe se ishte një rezultat i mirë për Serbinë. Këto komente, sipas mediave në Serbi, Vuçiç i bëri në konferencën e mbajtur në qytetin e Nishit teksa ka thënë Serbia kishte reaguar me përgjegjësi dhe zgjuarsi në këtë rast, duke treguar gjithmonë kujdes për qytetarët serb të Kosovës. Por ai shtoi se çështja tjetër e dialogut është ajo e krijimit të Asosacionit të komunave serbe në Kosovë.

Jutarni, media kroate, në analizën e saj e cilëson këtë marrëveshje si fitore të Kurtit, e për këtë sinjali u dha në takimin me Merkelin në Tiranë. “Kjo është diplomaci. Dy ditë negociata që krijuan tre pika marrëveshjeje, mezi njëqind fjalë. Por gjithmonë një opsion më i mirë sesa MIG -ët në ajër dhe policia speciale në terren. Albin Kurti, kryeministri i Kosovës, duhet pranuar – ai di të zgjedhë betejat. Gjatë vizitës së fundit të kancelares gjermane Angela Merkel dhe takimit në Tiranë, ai tha se Serbia duhet të përgatitet për reciprocitet. Ashtu si ish-kryeministri Ramush Haradinaj, ai nuk i dyfishoi tarifat doganore për produktet nga Serbia dhe kështu e gjeti veten nën sulm si një aktor jo-bashkëpunues. Kjo është arsyeja pse ai është një ish-drejtues gati përfundoi në gjyqin e Hagës. Kurti gjeti një pikë të marrëveshjes së Brukselit që Serbia nuk i përmbushi, targat e përkohshme të regjistrimit. Aty ku Serbia nuk ofroi një zgjidhje shumë pas afatit të rënë dakord. Është, realisht, një lëvizje simbolike, por që godet emocionet.”, shkruan Jutarni.

Më tej gazeta kroate shkruan se ky qëndrim i Kurtit e gjeti të papritur Beogradin, e Vuçiç nis lëvizjet për përshkallëzimin e situatës. Ardhja e KFOR -it ishte momenti kur u bë e qartë se nuk do të kishte konflikt dhe se gjithçka duhej të zgjidhej përmes negociatave. Pastaj, në mënyrë indikative, Moska njofton se po i kërkon NATO -s dhe BE -së që të dëbojnë ROSU, forcat speciale të Kosovës nga kufiri. Kjo nuk ndodhi.

Vuçiç tani po ulërin për nevojën për të zbatuar marrëveshjen për Bashkimin e Komunave Serbe në Kosovë, por nuk ka reciprocitet për këtë. E cila e vendos Beogradin në një pozicion mbrojtës. Dhe për atë që askush nuk po flet. Dhe ai ende duhet të shkojë në takimet në Beograd për të rënë dakord mbi regjimin përfundimtar të përdorimit të targave.

“Kurti shënoi pikë në një nivel tjetër, para zgjedhjeve lokale të 17 tetorit në Kosovë. Mbi të cilin ky sukses mund t’i japë shtysë shtesë partisë së tij. Serbia gjithashtu ka zgjedhje në prill (3 ose 17) vitin e ardhshëm. Kjo humbje nuk ka gjasa të dëmtojë Vuçiçin, sepse opozita e përgjumur ndan të njëjtën pikëpamje mbi politikën ndaj Kosovës (dhe Metohisë, kjo vetëm për Beogradin dhe Moskën). Gjë që irriton më tej Perëndimin.

Administrata amerikane, me sa duket, ka vendosur të marrë hapa për të adresuar problemet në Ballkanin Perëndimor. Por në një nivel ku këto probleme paraqesin një kërcënim serioz në një nivel më të gjerë. Mjaftojnë diplomatët vendas dhe një zëvendës ndihmës sekretar shteti. Mesazhi i Gabriel Escobar është në nivelin e një kërcënimi, ne do të veprojmë kundër të gjitha formave të korrupsionit. Ai kërcënoi seriozisht Milorad Dodik, dhe as Serbia nuk u privua nga zbatimi i mundshëm i atij vendimi.

Ndërsa opozita në Kosovë po akuzon Kurtin se ka rikthyer në tryezën e bisedimeve çështjen e asosacionit, por duhet pritur nëse kjo marrëveshje ka një fitues dhe një humbës, apo të dyja palët kanë lëshuar për hir të paqes dhe pse kjo duket si e përkohshme.



Më të lexuarat