Ambasadorja Yuri Kim ka shpërndarë mbrëmjen e sotme intervistën e ish-ambasadorit Amerikan, Reyerson, i cili për VOA theksoi se shpallja non-grata e Berishës është sinjal kundër korrupsionit.
“Respekti, dashuria & shpresa e Ambasadorit Ryerson për Shqipërinë janë të njohura. Ndërsa festojmë 30 vjetorin e rilidhjes së marrëdhënieve SHBA-Shqiperi, ai thotë: “Dua të ritheksoj atë që mësova herët në Shqiperi, mos u dorëzo përballë pengesave’. Intervista e plotë duhet lexuar”,shkruan Kim.
Ky mesazh i Yuri Kim vjebn pak orë pasi ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi nga foltorja në Shkodër se Yuri Kim ka shkaktuar tensionet ne veri të Kosovës.