Prapaskena

Tom Doshi merr çdo ditë nga 3 tendera korruptivë me urdhër të Edi Ramës, ja si po tallet Babloku me SHBA

Publikuar: 30/09/2021

Edi Rama pati mbrëmë guximin të mohonte aleancën politike, klienteliste dhe mafioze me Tom Doshin, një prej ikonave të krimit, shantazhit, trafiqeve dhe korrupsionit në Shqipëri, pjesë e listës së zezë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. I pyetur se pse i kishte dorëzuar Shkodrën Tom Doshit, Rama u shpeh se me Tom Doshin e listës së zezë ishte ndarë prej kohësh, duke tentuar të hedhë edhe një herë hi në sytë e opinionit publik dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

E vërteta është se Edi Rama nuk ka dorëzuar vetëm Shkodrën në duart e Tom Doshit, i cili e ka kthyer kryeqendrën e veriut në pashallëkun e tij personal, oaz korrupsioni, pastrimi parash dhe përvetësim të fondeve publike, përmes drejtorëve që ka emëruar në pozicionet kyçe. Në Shkodër nuk ka as PS, as PD dhe as LSI, pasi tre bandat janë zëvëndësuar me Tom Doshin.

Edi Rama ka dorëzuar në duart e Tom Doshit edhe ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliun dhe drejtorët e saj të korruptuar. Kompania “ALDOSCH”, me nipt K31503045V, është një kompani farmaceotike që kontrollohet nga Tom Doshi, përmes ‘Profarmës’.

Këtë kompani Tom Doshi e kontrollon përmes një personazhi qeshatak të quajtur Aqif Hoxha, i cili herë pas here paraqet në Qendrën Kombëtare të Biznesit dokumente në anglisht, në tentativë për të mbuluar faktin se është një maskë e Tom Doshit. Me urdhër të Edi Ramës, Manastirliu me tufën e drejtorëve i japin kompanisë “ALDOSCH” 3 tendera për çdo ditë të javës nga e hëna deri të premten. Tenderat janë të paracaktuar në tavolinë dhe karakterizohen nga procedura korruptive.

Çuditërisht, kompania “ALDOSCH” e Tom Doshit futi duart në buxhetin e shtetit në vitin 2018 që kur Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli Tomën në listën e zezë për korrupsion madhor.

Nga viti 2018 deri më sot, pra për 3 vite, Tom Doshi ka marrë mbi 2 mijë tendera klientelistë. Për çdo ditë, administrata e shëndetësisë bën letrat për të paktën 3 tendera, për të cilët shpallet fituese kompania e Tom Doshit, kryesisht me ofertë fituese sa fondi limit.

Tom Doshi kryeson listën e klientëve dhe ortakëve të Edi Ramës për numrin e tenderave në shêndetësi. Mjafton që SPAK të ndjekë vetëm 1 muaj aktivitetin kriminal dhe korruptiv të Tom Doshit në shëndetësi, me miratimin e Edi Ramës, për të provuar vjedhjen masive dhe të paskrupullt të parave publike.

Një pjesë e parave publike që kalojnë në llogari të Tom Doshit, përdoren edhe për të blerë vota gjatë zgjedhjeve lokale dhe parlamentare./Pamfleti



Më të lexuarat