Prapaskena

FOTOT/ Shokon aktori i njohur: Martesa jonë është e hapur, shkojmë me këdo (e shoqja lidhje me shokun e të birit)

Publikuar: 28/09/2021

Aktori i njohur Will Smith ka folur për jetën e tij të dashurisë me bashkëshorten Jada Pinkett Smith.

Ai ka treguar që ata në një moment kanë vendosur të mos kenë një lidhje monogame dhe pranoi që kanë pasur lidhje me njerëz të tjerë, ndërsa ishin të martuar.

“Ne i kemi dhënë besim dhe liri njëri -tjetrit, me besimin se secili duhet të gjejë rrugën e vet.

Dhe martesa për ne nuk mund të jetë burg. Dhe unë nuk e sugjeroj rrugën tonë për askënd.

Por përvojat dhe liritë që ne i kemi dhënë njëri -tjetrit dhe mbështetja pa kushte, për mua, janë përkufizimi më i lartë i dashurisë”, tha ai.

Jada Pinkett Smith para disa kohësh përfundoi në faqet e para të medias rozë, pasi ndërsa ishte e martuar, kishte pasur një romance me shokun e të birit.



Më të lexuarat