Superdueli midis Antoni Xhoshua dhe Aleksander Usik ishte një betejë e vërtetë e luftuar deri në raundin e 12 ku fjalën e fundit e thanë gjyqtarët.
Triumfues doli boksieri ukrainas i cili u shpall kampion bote në peshat e rënda në boks.
Usik i shkaktoi Xhoshuas humbjen e dytë në karrierë pas asaj të Andi Ruiz në vitin 2019.
Ishte një ndeshje e luftuar, por boksieri ukrainas ishte më i qartë në goditje duke i shkaktuar rivalit britanik dëme të mëdha në fytyrë.
Raundi i 12 ishte spektakël i vërtetë, ku në sekondat e fundit të duelit Xhoshua rrezikoi të humbiste me nokaut, por ja doli të qëndrojë në këmbë.
Kjo ishte fitorja e 19-të në karrierë për boksierin ukrainas prej të cilave 13 i ka arritur me anë të nokautit.