Prapaskena

Plas në veri të Kosovës, serbët hedhin granata dore dhe djegin qendrat e regjistrimit

Publikuar: 25/09/2021

Qendra e Regjistrimit në Zubin Potok është djegur nga serbët të cilët nuk po e pranojnë reciprocitetin për targat.

Po ashtu burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se serbët kanë hedhur granata dore edhe në Qendrën e Regjistrimit në Zveçan, por që nuk kanë arritur ta djegin.

Policia ka dal në vendngjarje, teksa raportohet për tensionim të situatës. Po ashtu serbët kanë paralajmëruar edhe djegien e Qendrës së Regjistrimit në Leposaviç.



Më të lexuarat