Prapaskena

Zbulohet shkaku i zjarrit në Kadastrën e Durrësit, kishin harruar një cigare ndezur

Publikuar: 24/09/2021

Ditën e sotme zyrat e serverave në Kadastrën e Durrësit u përfshinë nga flakët dhe shkak për gjithë këtë u bë një cigare e ndezur.

Zjarrfikësit mbërritën në vendin e ngjarjes menjëherë dhe fatmirësisht nuk pati dëme apo persona të lënduar.

Më herët u bë me dije se zjarri ra papritur në këtë zyrë, në ambientet e Tirana Business Park në Rinas.Kadastra e Durrësit dhe së bashku me agjencitë e Kavajës, Tiranës dhe Krujës janë zhvendosur kohë më parë në Rinas.



Më të lexuarat