Prapaskena

Rama takon drejtorin e “Pfizer”: Një vit më parë na hapi dyert, na lehtësoi ndjeshëm luftën me armikun e padukshëm

Publikuar: 24/09/2021

NJU JORK
Gjatë vizitës në SHBA, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në zyrat qendrore të kompanisë Pfizer, me drejtorin ekzekutiv të kësaj kompanie, Dr.Albert Bourla.

Në postimin e tij shoqëruar me një foto krah drejtorit të “Pfizer”, kryeministri shqiptar thekson se një vit më parë ai i hapi dyert Shqipërisë, duke i mundësuar nisjen e vaksinimit kundër koronavirusit përpara të tjerëve në rajon.

“Në zyrat qendrore të kompanisë Pfizer në Nju Jork, me drejtorin ekzekutiv Dr.Albert Bourla, i cili na hapi dyert një vit më parë duke na mundësuar nisjen e vaksinimit përpara të tjerëve në rajon dhe duke na e lehtësuar ndjeshëm luftën me Armikun e Padukshëm????”, shkruan Rama.



Më të lexuarat