Prapaskena

FOTOT/ Vullkani shkatërron qindra banesa, por “shtëpia e mrekullisë” nuk preket

Publikuar: 24/09/2021

Një shtëpi në Ishujt Kanarine i ka shpëtuar mrekullisht shkatërrimit nga lava e vullkanit. Në pamje shihet shtëpia e rrethuar me peizazhin e zi të mbuluar me derdhje vullkanike.

Përdoruesit e rrjeteve sociale e quajtën atë “shtëpia e mrekullisë”, shkruan The Guardian.

Pronarët e saj, një çift danez në pension, të cilët nuk ndodhen në ishull aktualisht, thanë se u ndien të lehtësuar që shtëpia ende po qëndron në këmbë, ndërsa gjithçka është shkatërruar.

Shtëpia që shpëtoi ndodhet në El Paraiso, ku gjysma e shtëpive dhe një shkollë janë shkatërruar.

Autoritetet kanë thënë se lava ka mbuluar një sipërfaqe prej 166 hektarësh dhe ka shkatërruar rreth 350 shtëpi. Shkencëtarët thonë se lëvizja e lavës mund të zgjasë me javë ose muaj.



Më të lexuarat