Prapaskena

ARRSH njofton qytetarët: Nga 26 shtatori sërish devijime te Unaza e Madhe, ja si do lëvizin mjetet

Publikuar: 24/09/2021

Nga data 26 shtator në Unazën e Madhe do të hapet aksi rrugor nga “Ura e Lanës” deri tek “Pallati me Shigjeta”. Ndërkohë nga kjo ditë do të ketë sërish devijime të qarkullimit të automjeteve.

Automjetet që do të vijnë nga autostrada Durrës-Tiranë, pas daljes nga Galeria 5, do të devijojnë majtas duke përdorur karrexhatën e re të rrugës kryesore majtas Loti 2. Duke shmangur kështu rrethin provizor tek “O-Zone” e duke vazhduar më pas pa ndërprerje drejt “Pallatit me Shigjeta”.

Për automjetet që do të kenë destinacion Yzberishtin, Bulevardin “Migjeni”, “Kombinatin” për një periudhë 2-javore nuk do të kenë ndryshime në qarkullim. Pas kësaj periudhe, do të kanalizohen në rrugën e re paralele të krahut të djathtë.



Më të lexuarat