Prapaskena

“Rama 3” ndryshon strategji/ Vendimet e qeverisë: 3 miliardë lekë shtesë për rindërtimin, marrëveshje me Gjermaninë për…

Publikuar: 22/09/2021

Qeveria “Rama 3” ka ndryshuar strategji lidhur me prezantimin e vendimeve të marra gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

Pas mbledhjes së dytë të qeverisë së re, ministrat dolën dhe njoftuan vendimet e marra. I pari u shfaq zv.kryeministri Arben Ahmetaj, i cili deklaroi se qeveria ka dhënë 30 milion dollarë shtesë për rindërtimin.

Ahmetaj bëri me dije se po ashtu se janë nënshkruar tre marrëveshje me qeverinë gjermane për 20 milion euro hua për rikonstruksion universitetesh.

”Kjo është mbledhja e dytë e qeverisë, do të desha të ndaja me ju dhe kolegët e tjerë vendimet e kësaj mbledhje qeverie.

Duke filluar me vendimet për programin e rindërtimit. Siç e dini, rindërtimi vijon me intesnitet. I kaluam FSHZH dhe 3 miliardë lekë, në ekuivalencë, 30 milionë dollar për të vijuar punët në terren me shpejtësi për të plotësuar angazhimin për të mbaruar punët në shtatorin e 22.

Dua të ndaj me qytetarët një vendim tjetër për Rindërtimin e një qendre si 5 maji, në lagjen 4 dhe lagjen 8 të kryeqytetin, një poliqendër e re, ku i hapet rruga dhe aty punimeve me shpejtësi, shpronësim me këmbim. Do vijohet puna me 2-3 turne.

Në të njëjtën kohë dua të ndaj me qytetarët dhe studentët e prindërit që kaluam 3 marrëveshje me qeverinë gjermane nëpërmjet kfËW, brenda paktit të universitetit një shumë 20 milion euro hua, 8.5 milion euro grant që do të shkojnë në rikontruksion e eficencë energjie të godinave të universiteteve publike.

Kemi filluar punën sa i përket paktit të universitetit, vijon me intensitet të plotësojë angazhimet e kryeministrin dhe qeveria. Këto ishin vendimet e rëndësishme.”- tha Ahmetaj.

Qeveria vendim për menaxhimin e mbetjeve

Nga ana tjetër, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro informoi se do të përcaktohet një metodologji e re për bashkitë që të përllogarisin sasinë e mbetjeve në territorin e tyre dhe këto të dhëna do të jenë publike.

Sipas saj, ky vendim ishte një amendim i një VKM-je të 2015 dhe do të mundësojë një menaxhim më të mirë të mbetjeve në vend.

Nënshkruhet marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara

Pas Mirela Kumbaros, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi njoftoi nënshkrimin e një marrëveshje midis programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara dhe qeverisë shqiptare. Marrëveshja quhet “Star 3” dhe bashkon donatorë që janë të përfshirë në modernizimin e qeverisjes vendore duke krijuar një fond të përbashkët. Donatorët janë BE, Suedia DHE Zvicra. Sipas tij ky fond do të shkojë për të përsosur modernizimin në nivel lokal.

“Pas mbledhjes së qeverisë miratuam marrëveshjen e nënshkruar mes programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara dhe qeverisë shqiptare. Është përdorur me sukses nga viti 2013 kur e dizenjuam Reformën Territoriale dhe ky program është i treti në radhë quhet “Star 3”. Bashkon donatorë që janë të përfshirnë në modernizimin e qeverisjes vendore duke krijuar një fond të përbashkët. Donatorët janë BE, Suedia DHE Zvicra. Kryesisht ky fond do të shkojë për të përsosur modernizimin në nivel lokal. Revolucionin në qeverisjen lokale duam ta bëjmë edhe në qeverisjen lokale. Nga ana tjetër do të ngrihen instrumenta monitorimi të qeverisjes vendore i cili do të bëjë të mundur që në bazë të performancës së çdo bashkie edhe vëmendja e qeverisë do të jetë asimetrike. Suksesi i kësaj marrëveshje është i garantuar”- tha ai.



Më të lexuarat