Prapaskena

Lorenc Vangjeli: Një nga vilat më të famshme në Shqipëri së shpejti do të rrethohet me shirita “NDAL POLICIA”

Publikuar: 22/09/2021

Analisti Lorenc Vangjeli ka bërë një deklaratë “bombë” mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”, ku u shpreh se një nga vilat më të famshme në Shqipëri do të rrethohet shumë shpejt me shiritat “ndal policia”.

Sipas tij, banorët e asaj shtëpie, së bashku me njerëz të afërm do të hetohen penalisht dhe moralisht.

“Është një shifër që mua ma thonë herë pas here, është numri 47, numri i dosjeve të nxehta. Shpejt do të shikojmë me shirita të verdhë “ndal policia” një nga vilat më të famshme në Shqipëri. Njëra nga vilat, jo brenda në Tiranë. Dhe njerëz të afërm, banorë të saj, do të jenë në dy lloje hetimesh, penal dhe moral”, tha Vangjeli.



Më të lexuarat