Gazetari Artan Hoxha në një postim në rrjetet sociale ka komentuar vendimin e GJKKO-së për të dënuar me 2 vite burg ish-Kryeprokurorin Adriatik Llalla.
Ai thotë se Llallës i doli borxhit “Doni”, duke iu referuar ish-ambasadorit amerikan Donald Lu, pasi me këtë emër e etiketonte ish-kryeprokurori ambasadorit. Por sipas Hoxhës, Llalla nuk e dëgjoi, sepse kishte nga mbrapa disa miq që i fërkonin krahët, por të njëjjtët miq sot nnuk mund ta ndihmojnë.
Me ironi, gazetari i thotë Llallës se “burgu është për burrat”, teksa e këshillon të bëhet i fortë.
Postimi i plotë:
Te doli borxhit “Doni” …
(emri i shkurtuar me te cilin Llalla e etiketonte ne publik ambasadorin amerikan Donald Lu)….
Po ti, nuk degjoje nga ai vesh.
Sepse ATA, miqte e tu, qe te kishin vene aty, te ferkonin krahet, duke te thene:”Jepi Tiku, sa te jemi ne pas teje, ty nuk te gjen gje”..
Por ATA, miqte tu, qe ti beje be e rrufe, se nuk do i arrestoje kurre, tashme nuk te ndihmojne dot.
U ka marre ferra uraten dhe jane ne liste pritje.
Dikush qe eshte shpallur “non grata” si ty, pret urdher-arrestin si Pinoçeti.
Ndersa dikush tjeter, pret ti sjellin statusin “non grata” sapo te dorezoje detyren…
E nise dhe e mbarove mandatin me batuten:
“Do bej arrestime ne shtator”….
Ne fakt te vetmet arrestime, qe munde te besh ne shtator, jane:
1)- une dhe celularet e mi, qe me moret live nga studio e OPINION me 15 shtator 2016
(ne fakt 2 celularet nuk mi keni kthyer edhe pse kane kaluar me shume se 5 vite)
2)- dhe veten tende, me vendim arresti te formes se prere, me 22 shtator 2021…
Behu i forte Tiku.
Ne fund te fundit, populli yne thote:
“Burgu, eshte per burrat”…