Prapaskena

“Vendimi nga kupola e SHBA”/ Përjashtimi i Berishës, Basha: Informacionet që kam unë i ka dhe doktori

Publikuar: 20/09/2021

Zbardhen të tjera detaje nga debati me dyer të mbyllura mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe deputetit të PD-së, Flamur Noka. Ky i fundit i ka kërkuar Bashës që të zgjidhë nëpërmjet mbledhjes së forumeve çështjen “Berisha”, atë të përjashtimit, por që mësohet se ajo është hedhur poshtë nga vetë kreu i PD-së.

“Kërkesa për doktorin nga kupola. Informacionet i di siç i di shumë mirë edhe doktori. Doktori nuk është përjashtuar përfundimisht derisa sa të dalë e vertetë e drejtësisë”, mësohet se ka deklaruar Basha në mbledhjen me dyer të mbyllura.

Lulzim Basha: “Mos thoni gjysëm te vërteta. Kurrë nuk kam deklaruar se ky ka qenë vendimi i jetës sime, por ka qene më i vështiri. Nuk desha që këtë vendim t’ua lija forumeve të PD-së për të mbajtur të bashkuar partinë. Ne PD, nuk do te lejoj dhe nuk do te kete grupime kunder amerikane. Ky është vendimi në interes të demokrateve. Vendimi për Sali Berishen nuk ka me kthim pas. Pastaj ka nje keqlexim qe behet ose interpretohet në media.

Doktori nuk është përjashtuar përfundimisht, nuk është linçuar. Ndaj tij janë thënë fjalet më të mira. Por siç ka deklaruar edhe vete ai do të ndjek procesin gjyqësor. Dhe derisa e veerteta të dalë në shesh do të qëndroj jashtë grupit. Ai nuk është peerjashtuar as nga strukturat qe te ishte nevoja për mbledhjen organeve të PD kërkesa për doktorin nuk ka ardhur nga zyrtarë të nivelit të tretë apo të rangut te ulët. Ka ardhur nga kupola e shtetit amerikan. Informacionet i di unë siç i di shume mire edhe doktori dhe që ju s’keni për ti marr vesh kurrë. Vendimi nuk ka me kthim pas. Nuk mblidhet asnjë Kryesi apo Kuvend sepse s’mund të ketë kuvend antiamerikan.



Më të lexuarat