Situata në kampin Blu nuk paraqitet aspak e qetë që kur Lulzim Basha vendosi të përjashtojë Sali Berishën nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.
Detaje të reja kanë dalë në dritë sa i takon takimit që zhvilloi ditën e sotme Lulzim Basha në Selinë Blu me grupin parlamentar të PD-së.
Mësohet se Flamur Noka, një nga më të afërmit e Berishës ka debatuar me grupin, duke kërkuar që të gjendet një zgjidhje për situatën e krijuar në parti.
“T’i je përgjegjës që i ke ngulur një thikë pas shpine Sali Berishës. Ti pavarësisht kësaj, ke thënë se është vendimi i jetës time. Vetem vendimi i anetaresise e mban PD-ne e bashkuar. Cdo vendim ne kundershtim me vullnetin e shumices e percan partine. Me kete vendim e ke fut PD ne nje rrokullim pa kthim”, mesohet te kete thene Noka.
Nga ana tjetër mësohet se Lulzim Basha është nisur pas takimit për të takuar kryetarët e degëve në qarkun e Fierit. Keto takime te Bashës me kreret e degëve të Fierit vijnë një ditë para takimit që ka paralajmëruar Berisha në këtë qytete në kuadër të iniciativës për referendum që ka ndërmarrë.
Berisha dhe Basha i prishen marredheniet pas vendimit te ketij te fundit per t’iu bindur ‘amerikaneve’ dhe per te perjashtuar Berishen nga grupi parlamentar. Berisha tashme nuk e njeh Bashen me si kryetar te PD-se dhe ka kerkuar falje per zgjedhjen e tij ne krye te partise. Ai ka premtuar se do te riktheje sovranitetin ne PD permes referendumit.