Prapaskena

Pochettino nuk jep detaje pse e zëvendësoi Messin: Ne kemi lojtarë të mëdhenj në ekip, por…

Publikuar: 20/09/2021

PSG fitoi me frymën e fundit 2-1 ndaj Lyon, një sukses që erdhi me përmbysje. Miqtë kaluan të parët në avantazh me Paqueta në minutën e 54-t. Barazoi Neymar në minutën e 6-të me penalltinë e fituar nga vetë ai dhe shënuar po vetë.

Kur u mendua se ndeshja u mbyll në barazim, Mbappe gjen Icardin në zonë, që me kokë realizon supergol. Gjashtë ndeshje, 6 fitore, PSG është perfekt në Ligën 1 franceze.

Megjithatë vëmendjen kryesore e mori zëvendësimi i Messit në minutën e 76-të. Messi, i cili po debutonte në shtëpi, dukej i frustruar kur u tërhoq nga loja.

Ai u shfaq duke i thënë diçka Pochettino, ndërsa po shkonte drejt stolit, por duke mos i dhënë dorën. I pyetur pse vendosi të zëvendësojë bashkatdhetarin e tij, trajneri Pochettino tha:

“Të gjithë e dinë që ne kemi lojtarë të mëdhenj në ekip. Ne kemi një grup shumë të pasur prej 35 lojtarësh. Pastaj, ne trajnerët duhet të bëjmë zgjedhje. Duhet të vendosim 11-shen që do të fillojë, pastaj të marrim vendime gjatë lojës. Ndonjëherë këto zgjedhje dalin për mirë, ndonjëherë jo”.

Pra, asnjë shpjegim konkret. Gjithsesi, trajnerin e shpëton fitorja në këtë rast.



Më të lexuarat