Konsiderohet si pushteti i katërt, por media në Shqipëri është pushteti i parë, krahas politikës. Vitet e fundit, pushteti mediatik në Shqipëri ka pësuar një ndryshim radikal.
Nuk kemi më 4-5 pronarë televizionesh që bashkëpunojnë me faktorët kryesorë në PS, PD, LSI dhe rrethin e biznesit.
Pushteti i pronarëve të televizioneve tashmë është zbehur, duke kaluar në duart e një rrethi gazetarësh, ku secili ka në pronësi një portal.
‘Prapaskena’ sjell fitimin e deklaruar nga disa prej gazetarëve gjatë vitit 2020, me portalet e tyre.
Disa e ka mbartur fitimin të pa shpërndarë, ndërsa të tjerë e kanë shpërndarë pjesërisht. Por, ka edhe gazetarë dhe analistë, të cilët kanë deklaruar se kanë dalë me humbje gjatë vitit 2020, siç është, për shembull, Ylli Rakipi.
Në krye qëndron Blendi Fevziu, me portalin e tij, me 278 milionë lekë fitim në vitin 2020. Më pas vjen Sokol Balla me 220 milionë lekë. Eni Vasili deklaron 74 milionë lekë fitime në vit.
Artur Zheji nuk deklaron asgjë, ndërsa Andi Bushati dhe Armand Shkullaku kanë fituar 400 mijë lekë vitin që kaloi. / Prapaskena
Emrat e disa prej gazetarëve/analistëve dhe fitimet e tyre për 2020
Blendi Fevziu, 278 milionë lekë (të vjetra)
Sokol Balla, 220 milionë lekë
Andi Bushati dhe Armand Shkullaku, 400 mijë lekë
Eni Vasili 74 milionë lekë
Nikoll Lesi, 6.6 milionë lekë
Anila Basha, 18 milionë lekë
Ylli Rakipi, 3.6 milionë lekë humbje
Fhari Balliu, 2.3 milionë lekë
Rudina Xhunga 35 milionë lekë (viti 2019)
Shpëtim Nazarko, 400 mijë lekë
Artur Zheji, nuk deklaron asgjë
Arjan Çani, nuk deklaron asgjë
Alfred Lela, nuk deklaron asgjë
Andi Bejtja, ‘i ngrirë’
Ismet Drishti, nuk deklaron asgjë
Baton Haxhiu, nuk deklaron asgjë