Prapaskena

Ekskluzive / Edlira Hoxhallari është zonja që i dha makinën Ramës, ka biznes fantazmë në Maminas. A po përdoret për të fshehur dhuratën nga oligarkët?!

Publikuar: 19/09/2021

Ditën e djeshme, gazetarja e politikës Esiona Konomi trazoi qeverinë e sapo betuar të Edi Ramës tek Ilir Meta, duke ngritur disa pyetje rreth makinës luksoze që përdor Rama të paktën dy muajit e fundit. Pasi braktisi ‘Lincolnin’ e blindura për të cilin tha se ja kishte dhuruar vëllai i tij, Olsi, Rama shkoi në Presidencë për të bërë betimin me një makinë luksoze ‘GMC’, prodhim amerikan.

Supermjeti tërhoqi jo pak vëmendjen e publikut. Menjëherë në rrjetet sociale filluan komentet dhe pyetjet për Kryeministrin që pak orë më vonë do t’u fliste Ministrave për Kodin e Etikës të Kryeministrisë dhe Ministrave.

Në rrjet nisën të dalin edhe çmimet herë 400 mijë euro, 500 mijë euro, 700 mijë euro dhe herë 70 mijë euro.

Gazetarja Esiona Konomi i drejtoi qeverisë disa pyetje lidhur me mjetin luksoz.

Pas presionit të madhe publik, disa orë më vonë, erdhi përgjigja e zyrës së shtypit të kryeministrit Rama, e cila ‘sqaroi’ se makina nuk është blerë, por është në pronësi të një subjekti privat që shet e jep makian me qira.

Qeveria fshehu emirn e subjektit privat, kur është zhvilluar tenderi, pse është fshehur tenderi, sa është kostoja e qirasë., elemente këto bazë për transparencën para taksapaguesve.

Duke mbuluar më tej çështjen e makinës me mjegull, qeveria krijoi natyrshëm dyshime për një aferë korruptive.

‘Prapaskena.com’ bëri disa verifikime rreth misterit të makinës së Edi Ramës.

Edlira Hoxhallari është subjekti privat, tek e cila Edi Rama pretendon se ka marrë me qira makinën luksoze ‘GMC’.

Zonja Edlira Hoxhallari e ka nisur aktivitetin në Maminas në vitin 2016 duke tregtuar fillimisht pjesë këmbimi për makina si dhe shitje të makinave të përdorura.

Në vitin 2018, Hoxhallari ka ndryshuar objektin e veprimtarisë, duke shtuar edhe dhënien e makinave me qira.

Xhiroja vjetore e Edlira Hoxhallarit, e regjistruar si person fizik në Qendrën Kombëtare e Biznesit, është modeste dhe fitimi i deklaruar është gjithashtu modest, duke mos i kaluar as 1 milionë lekë në vit.

Vizituam pasditen e sotme aktivitetin e Edlira Hoxhallarit dhe aty rezulton një dyqan modest, vlera e të cilit nuk i afrohet vlerës së makinës luksoze të Edi Ramës.

Nisur nga bilancet dhe aktiviteti ekonomik, është jashtë çdo mundësia financiare që Edlira Hoxhallari të sigurojë një makinë të tillë, si ajo që përdor Edi Rama.

Nisur nga këto të dhëna, ngrihen dyshimet të forta se Edlira Hoxhallari mund të përdoret si kamuflim nga Edi Rama, për të fshehur dhuruesin e vërtetë të makinës, i cili mund të jetë një oligark që ka përfituar tendera dhe koncesioneve nga qeveria ose më keq akoma.

Dyshimet thellohen pasi është fshehur çdo e dhënë rreth tenderit për marrjen e makinës me qira, duke mos e përjashtuar mundësinë që të mos jetë zhvilluar fare tender, qoftë edhe fiktiv.

Kujtojmë se oligarkët i kanë bërë një makinë dhuratë edhe kryetarit të opozitës, Lulzim Bashës, e faktuar kjo me dokumente. Madje përflitet se Basha strehohet që në fund të vitit 2019 në vilat e oligarkëve, të cilët i akuzonte më parë për vjedhjen e parave publike në bashkëpunim me Edi Ramën.

Ka një aesye të fortë që Edi Rama mbulon me mister makinën e re.

Nga ana tjetër, ‘Prapaskena’ ka siguruar dokumente se, për riparuar makinën e mëparshme të Ramës është zhvilluar tender disa javë më parë, me vlerë rreth 3 milionë lekë, është shpallur fituesi, dhe Komisioni i Prokurimit Publik e ka urdhëruar zhvillimin nga e para të tenderit, pasi disa kompani ishin skualifikuar në mënyrë të paligjshme nga gara.



Më të lexuarat