Prapaskena

Vijon lufta, PD: Berisha nuk është anëtar i grupit parlamentar demokrat!

Publikuar: 13/09/2021

Zbardhet shkresa e Partisë Demokratike drejtuar Kuvendit lidhur me vetëdeklarimin e ish-kryeministrit Sali Berisha si deputet i grupit parlamentar të PD.

Burime nga Kuvendi zbardhin për gazetarin e “BalkanWeb”, Osman Stafa, shkresën e PD, ku sqarohet se Sali Berisha nuk është anëtar i grupit parlamentar të selisë blu.

Më herët, u tha se ish-kryeministri Berisha ka dërguar në Kuvend shkresën, ku vetëdeklarohet si deputet i grupit të PD, por një gjë e tillë është mohuar nga selia blu.



Më të lexuarat