Prapaskena

Situata e vështirë me pandeminë detyron Osmanin të mendojë shtyrjen e zgjedhjeve në Kosovë, reagon opozita: E papranueshme, qeveria të garantojë…

Publikuar: 13/09/2021

Partitë opozitare në Kosovë nuk po e mbështesin kërkesën për shtyrjen e zgjedhjeve lokale, të cilat janë caktuar që të mbahen më 17 tetor të këtij viti.

Zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe ata të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e së hënës, të thirrur nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, por të njëjtit janë shprehur kundër idesë së shtyrjes së zgjedhjeve.

Opozita e bashkuar, kundërshtojnë shtyrjen e zgjedhjeve

Partitë opozitare në Kosovë nuk po e mbështesin kërkesën për shtyrjen e zgjedhjeve lokale, të cilat janë caktuar që të mbahen më 17 tetor të këtij viti.

Zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe ata të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e së hënës, të thirrur nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, por të njëjtit janë shprehur kundër idesë së shtyrjes së zgjedhjeve.

Takimi i presidentes Osmani me përfaqësues të partive politike, vjen pas letrës së Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK), që ka rekomanduar mosmbajtjen e zgjedhjeve lokale.

Sipas letrës së IKSHPK-së, mbajtja e zgjedhjeve do të ndikonte në rritjen e rasteve me koronavirus e për pasojë do të rriste edhe rrezikun e rritjes së rasteve të vdekjeve.

“Meqenëse procesi zgjedhor mund të ketë ndikim të shtuar në përhapjen dhe rritjen e rasteve me COVID-19, rekomandojmë shtyrjen e procesit zgjedhor, përkatësisht ndalimin e aktiviteteve publike, grumbullimit të qytetarëve dhe tubimet publike të të gjitha llojeve dhe natyrave pa përjashtim, deri në vlerësimin epidemiologjik të radhës”, thuhet ndër të tjera në letrën e IKSHPK-së.

Opozita e bashkuar kundër shtyrjes së zgjedhjeve
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi thotë se kërkesa për shtyrje të zgjedhjeve është e papranueshme.

“Ne do të marrim pjesë në takim dhe do të japim vërejtjet tona. Është kërkesë e paarsyeshme dhe panevojshme, ne jemi kundër si LDK. S’ka legjitimitet asnjë institucion lokal pastaj dhe mungesa e legjitimitetit do të shkaktonte problem të mëdha”, thotë Gashi.

Ai thotë se Qeveria duhet të merret me menaxhimin sa më efikas të pandemisë COVID-19 e jo të tentojë shtyrjen e zgjedhjeve.

“Nëse bëhet fjalë për çështje të sigurisë nga COVID-19 atëherë duhet të merren masa parandaluese, distanca, tubimet e vogla, mund të eliminohet fushata krejt, ka plot zgjidhje. Asnjë vend në botë nuk i ka anuluar dhe mendoj se as ne nuk mund ta bëjmë”, thotë Gashi.



Më të lexuarat