Prapaskena

Fico: Nuk ka imunitet tufe në Shqipëri, shkak mutacionet e reja

Publikuar: 13/09/2021

Mutacionet e Covid po vendosin gjithnjë e më shumë në pikëpyetje imunitetin e tufës. Drejtoresha e ISHP, Albana Fico thotë se tashmë fokusi duhet të jetë tek vaksinimi, për t’u mbrojtur nga rastet e rënda të sëmundjes dhe fatalitetet.

E pyetur se nëse duhet të vaksinohen edhe fëmijët e grupmoshës 12-16 vjeç, Fico thotë se kjo çështje po diskutohet nga Komiteti i Vaksinimit.

Prej një muaji, Shqipëria po regjistron shifra të larta infektimesh me Covid për shkak të mutacionit Delta. Sipas autoriteteve, fokusi kryesor mbetet vaksinimi i popullsisë. Për specialistët, nëse vijohet me këto ritme vaksinimesh, deri në fund të dhjetorit Shqipëria pritet të ketë vaksinuar 70-80 % të popullsisë.



Më të lexuarat