Prapaskena

Basha nuk i hedh as sytë Berishës, Flamur Noka i kthen shpinën kreut të PD

Publikuar: 13/09/2021

Sali Berisha dhe Lulzim Basha nuk komunikuan për asnjë cast gjatë seancës së sotme në Kuvend. Dhe me siguri që me këtë do duhet të mësohemi për një kohë të gjatë. Në fotot e siguruara nga LSA, shihet një moment kur Berisha përshendetet me Luciano Bocin, një prej deputetëve që nuk është se është parë t’i dalë në mbrojtje ish-kryeministrit. Berisha është përshëndetur gjithashtu edhe me Ervin Salianji.

Nga ana tjetër, kapet edhe momenti kur Basha lë sallën. Ai nuk i ka hedhur as sytë Sali Berishës. Flamur Noka ndërkohë i ka kthyer krahët Bashës teksa vijonte të komunikonte me Berishën.



Më të lexuarat