Prapaskena

Rënia e ashensorit në Astir, detaje: U bllokua në katin tjetër dhe nuk ra deri në fund, shoqërohet administratori i pallatit, dyshohet se ashensori nuk kishte kolaudim

Publikuar: 12/09/2021

Detaje të reja janë zbuluar nga shkëputja e ashensorit nga pallati në Astir. Ashensori është shkëputur me një kat por për fat është bllokuar në katin tjetër duke mos rrëshqitur deri në fund. Mirëpo thuhet se kishte kohë që ashensori nuk ishte kolauduar, ndaj është marrë në pyetje administratori i pallatit për të mësuar nëse është e vërtetë ose jo. Policia po verifikon përgjegjësinë e firmës së kontraktuar për montim dhe mirëmbajtje të ashensorit.

Ndërsa administratori i pallatit, së bashku me banorë të tjerë kanë deklaruar se ashensori nuk ka shfqur probleme të mëparshme. Thirrjet e grave në ashensor kanë alarmuar banorët e pallatit të cilë kanë lajmëruar insititucionet përkatëse.

Në momentin e incidentit, në ashensor kanë qenë 5 persona, tre djem dhe dy vajzave, një prej të cilave shtatzënë. Kjo e fundit ndodhet ende në spital, nën kujdesin e stafit mjekësor.



Më të lexuarat