Prapaskena

Votimi i Lindita Nikollës/ Kryeministri Rama mbledh fletët e grisura nga deputetët e opozitës, socialistët shpërthejnë në duartrokitje, demokratët nisin ovacionet

Publikuar: 10/09/2021

Votimi i Lindita Nikollës/ Kryeministri Rama mbledh fletët e grisura nga deputetët e opozitës, socialistët shpërthejnë në duartrokitje, demokratët nisin ovacionet.

Teksa ka nisur votimi për të zgjedhur Lindita Nikollën si kryetare të Kuvendit, deputetët e PD kanë vënë në zbatim planin. Demokratët po grisin fletët e votimit.

Edhe kryedemokrati Lulzim Basha demostroi grisjen e fletës përpara komisionit, ndërsa është i dukshëm trishtimi në fytyrën e tij, teksa një ditë më parë mori vendimin për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar. Ndërkohë, ish-kryeministri Sali Berisha është larguar nga seanca, menjëherë pasi bëri betimin, duke mos marrë pjesë në votim.



Më të lexuarat