Prapaskena

Premtoi se do të sillej ndryshe këtë mandat, Kryeministri Rama provokon deputetin e PD-së, merr qesen me fleta të grisura dhe ia hedh në tavolinë

Publikuar: 10/09/2021

Ndonëse premtoi se do të sillej ndryshe në këtë mandat të ri, Kryeministri Rama nuk i ka rezistuar tundimit për të provokuar opozitën, teksa ka dalë me qese në dorë dhe ia ka lënë në tavolinë deputetit Belind Këlliçi.

Është ndërprerë për disa çaste votimi për zgjedhjen e Kryetares së re të Kuvendit Lindita Nikolla. Shkak është bërë gjesti i kryeministrit Rama për të mbledhur fletët e grisura nga deputetët e PD-së dhe të hedhura jashtë kutisë së votimit.

Ky gjest i kryeministri ka bërë që socialistët të shpërthejë në duartrokitje, ndërkohë që demokratët kanë nisur të debatojnë, pasi veprimi i Ramës ndërpreu votimin për zgjedhje e Kryetarit të ri të Kuvendit.

“Ku ka ndotje territori duhet edhe pastrim”, u shpreh në mbështetje të kryeministrit deputeti i PD-së, Fadil Nasufi.

Rama nuk e ka lënë me kaq veprimin e tij, por ka marrë një qese, ku ka mbledhur fletët e grisura dhe ia ka dhënë anëtarit të PD-së në Komisionin e Votimit, Belind Këlliçit.

Ky i fundit ka kundërshtuar ashpër kryeministrin, pasi heqja e fletëve ndikon në procesin e votimit pasi nuk do të mund të numërohen votat e pavlefshme.

“A do vazhdojë votimi. Nuk duhet ti prekë njeri, asnjë individ nuk ka ndërhyrë, kryetar kjo nuk ishte procedurë normale! Kjo nuk ishte në rregull!”, ka thënë Këlliçi.



Më të lexuarat