Prapaskena

Nis seanca e dytë e legjisturës së X të Kuvendit të Shqipërisë, deputetët betohen “përpara” Luljeta Bozos

Publikuar: 10/09/2021

Ka nisur në orën 17:00 të pasdites së sotme seanca e dytë e legjislaturës së X të Kuvendit të Shqipërisë.

Në seancën e ditës së sotme pritet të bëhet betimi i deputetëve, si dhe do të votohet kryetarja e re e Kuvendit.

Socialistët kanë propozuar si kryetare të Kuvendit deputeten Lindita Nikolla. Kandidate e cila nuk pritet të marrë votat e demokratëve, pasi grupi parlametar i PD-së në mbledhjen e pak minutave më parë ka vendosur të votojë kundër.

Siç shihet dhe në videon e mëposhtme, deputetët e zgjedhur kanë nisur betuimin në rend alfabetik, pas thirrjes së emrit të tyre nga drejtuesja e seancës Luljeta Bozo, si deputetja më e vjetër në këtë legjislaturë.



Më të lexuarat