Prapaskena

Përjashtimi / Sali Berisha kërcënon Bashën me shkarkim: E korruptoi Rama dhe Soros, demokratët janë lënduar, do rikthehem

Publikuar: 09/09/2021

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të kryedemokratit Lulzim Basha, për ta përjashtuar nga grupi parlamentar i PD-së, pas vendimit të SHBA për shpalljen non grata të tij.

Sali Berisha ka paraljmëruar Bashën me shkarkim nga kreu i PD-së. Ai tha se me këtë vendim të bazuar në lobimet e Ramës dhe Soros, Basha ka lënduar demokratët.

Berisha: Z. Basha ka zgjedhur shkatërrimin apo privimin e PD nga sovraniteti i saj. Unë e kuptoj fuqinë e jashtëzakonshme të SHBA, rëndësinë e tyre por PD mund të jetë një parti e vlefshme, solide, vetëm e vetëm si një parti sovrane.

Z. Basha më ka marr në telefon gjysmë ore para se të bënte konunikimin në media. Dhe I kam thënë: E kuptoj që ka qenë në presion të madh, por pavarësisht nga presionet ka vendime që njeriu nuk i merr kurrë. Jep 10 herë dorëheqjen para se t’i marr. Sot PD është shndërruar në një parti pa sovranitet e cila I dorëzohet e tëra lobimit korruptiv të Ramës dhe Soros.

-A u zhgënjeve që e morë dhe zgjodhe Lulzim Bashën në krye të PD?

Berisha: Absolutisht nuk zgjodha unë, e zgjodhën anëtarët e PD në një garë të hapur, por për vendimin e tij të sotëm mendoj se për interesa të veta ai i ka bërë goditjen më të rëndë, vendit, PD-së dhe pluralizimit në Shiqëpëri.

Cili do të jetë reagimi juaj?

Ajo që kam shprehur dje në intervistë. Do bëj gjithçka për rikthimin e sovranitetit të PD, për të kthyer ato parime që i shkelmoi sot në mënyrë të paimagjinueshme Basha, dhe pa të cilat forca politike është një fasadë -opozitë.

-Veç parlamentit do të ketë aksion tjetër nga ana juaj?

Berisha: Pa diskutim do të marr cdo aksion për të vendos sovranitetin e PD. Do të krijojë aleancë, do të bashkëpunoj me çdo demokrat që beson se ky vend do të ketë opozitë sovrane, do të ketë PD sovrane

Berisha: PD nuk mund të ketë kurrë një forcë politike deputetëve t’i caktojë cilido vend tjetër në botë se këtu merr fund gjithçka. PD i është bërë goditja më fatale që mund t’i bëhet një force politike. Unë kuptoj presionin e madh që Rama dhe protezha e tij kanë arritur të realizojnë ndaj Bashës, por njeriu i cili ndodhet para rrethanave që nuk pranon kurrë një vendim i cili faktikisht asgjëson forcën politike opozitare në PD.

Për të marrë një vendim të tillë Basha duhet të mblidhte kongresin e PD të ndryshonte statutin, të vendoste një nen në të cilin të sanksionohej përjashtimi nga grupi e personave dezinjohen non grata nga SHBA apo tjetër vend. Ky nen nuk ekziston dhe nuk mund të ekzistojnë pa transparencën.

Në këtë kontekst ai për interesa apo qëllime të caktuara shpalli një vendim që është nul se është vendim i tij dhe asnjë forumi të PD, por nuk është ky thelbi. Thelbi është dorëzimi i sovranitetit të PD. Shqipëria me këtë rast ka humbur, e tërë shoqëria shqiptare ka humbur sepse vetëm një forcë politike sovrane mund të qeverisë vendin dhe të jetë opozitë e pavarur e interesave publike.

Kam komunikuar sot me Bashën dhe i kam thënë këto që po ju them ju. E dija që ai ishte në presion, por nuk mendoja se ai duke mos respektuar asnjë lloj rregulli do shpallte një vendim të tillë persona.



Më të lexuarat