Prapaskena

Regjistrimi në universitet, publikohen datat e nisjes së aplikimeve për plotësimin e formularëve A1/A1Z

Publikuar: 08/09/2021

Për të gjithë maturantët të cilët dëshirojnë të vazhdojnë studimet në universitetet e vendit por ende nuk janë regjistruar, janë shpallur datat për aplikimin dhe plotësimin e formularëve A1/A1Z.

Në një postim në rrjetin social ‘facebook’, këtë gjë e ka konfirmuar edhe ministra e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi e cila shkruan se mundësitë për të aplikuar janë nga data 8-13 shtator.

Postimi i Plotë nga ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sportit, Evis Kushi

Mundësi e re për të plotësuar formularin A1/A1Z ✍????
Pas kërkesave të shumta të të rinjve që kanë përfunduar maturën dhe ende nuk kanë plotësuar formularët A1/A1Z, i ftoj të shfrytëzojnë mundësinë për të kryer këtë aplikim në datat 8-13 shtator 2021.
Suksese të gjithëve!



Më të lexuarat