Prapaskena

Shehi: Berishën e gjykon koha, ne po bëjmë lojën e Ramës

Publikuar: 07/09/2021

Kreu i LZHK, Dash Shehi ishte duke komentuar çështjen e shpalljes së ish-kryeministrit Sali Berisha si ‘non grata’ në SHBA.

“Unë gjykoj që kjo është një histori që duhet trajtuar thjeshtësisht, pa ekzagjerime dhe politizime.

Nëse ka elemente korrupsioni, le të merren ata që merren me korrupsionin. Sepse gjithkush do të mbajë hallin e vet.

Përsa i përket temës politike, Berishën politikisht e gjykon koha. Duhet gjykuar me gjakftohtësi. Gjykimin politik e bëjnë zgjedhjet. Kjo është mënyra për ta diskutuar këtë çështje,” tha Shehi.

“I kemi bërë qejfin Edi Ramës me këtë zhurmë, pasi peshon mbi opozitën. Edhe Berishës i është bërë një elozh i madh sepse u rikthye dhe u bë qendra e politikës.

Unë them që ta gjykojmë me gjakftohtësi dhe ta rikthejmë në normalitet. Le të vijë në parlament Berisha, pasi ka të drejtën e vet.

Berishën nuk po e akuzojnë se ka drejtuar keq politikën shqiptare. Por politikisht të gjykon koha. Prandaj po ngremë një zhurmë të kotë dhe po bëjmë lojën e Edi Ramës,” theksoi Shehi.



Më të lexuarat