Prapaskena

Makina e re elektrike e BMW-së është 100 përqind e riciklueshme

Publikuar: 07/09/2021

Gjigandi gjerman i makinave, BMW ka zbuluar makinën e re elektrike që është bërë tërësisht nga materialet e riciklueshme – përfshirë dhe baterinë. iVision është një EV kompakt me katër vende i imagjinuar për vitin 2040.

Makina elektrike e RICIKLUESHME e BMW: Ky është Koncepti Qarkor iVision – një EV i bërë nga 100% materiale të ripërdorura që mund të riciklohen plotësisht në fund të jetës së tij

Trupi është i gdhendur nga alumini sekondar dhe, në vend të bojës, metali është i anodizuar me ar, duke i dhënë një shkëlqim të artë dhe duke lejuar projektuesit të shmangin bojën intensive të karbonit. Dritat janë zëvendësuar me ekrane, të cilat bëhen plotësisht të errëta kur makina është e fikur.

Gjiganti i makinave me bazë në Bavari thotë se iVision Circular është deklarata e tij e synimit për t’i bërë të gjitha automjetet e tij 100% të riciklueshme brenda 20 viteve

Gomat janë pak transparente, me një nuancë të purpurt. Kur makina është e fikur, vetëm logoja dy-dimensionale e BMW-së në sipërfaqen e errët është e dukshme.



Më të lexuarat