Prapaskena

Shpëton nga sekuestro apartamenti që Ylli Manjani mori nga Eskobari Balili

Publikuar: 05/09/2021

Apartamenti që Eskobari i Ballkanit i ka dhënë ish-ministrit të Drejtësisë së LSI, Ylli Manjanit, mësohet se ka shpëtuar nga konfiskimi.

Gjykata speciale kundër krimit dhe korrupsionit ka vendosur të kalojë në emër të shtetit 40 % të pasurisë së Eskobarit, të krijuar me trafiqet e drogës.

Në pasuritë e konfiskuara nuk bën pjesë apartamenti që Balili i ka dhënë Yllit të LSI që herë pas here bën moral publik dhe as pasuritë e tjeta që Balili ka kaluar në emrin e anëtarëve të bandës së Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.

Eskobari i Ballkanit ishte një nga personazhet kyçe të botës së krimit të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit në Sarandë. Balili ishte drejtor i Transporteve në Sarandë i propozuar nga Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi. Këtë pozicion e përdorte për trafikun e drogës.

Aq e fortë ishte lidhja e Ilir Metës me Balilin saqë ky i fundit, për nder të Eskobarit, ka udhëtuar bashkë me Arben Ahmetajn dhe Koço Kokëdhimën në Sarandë duke mbajtur një fjalim në derën e hotelit të Balilit, sot i sekuestruar si pasuri kriminale.

Me një pjesë të parave që fitonte nga droga, Balili blinte vota në emër të LSI. Të gjithë ministrat e LSI ishin në shërbim të Balilit.

Edmond Panariti i jepte prona publike, Ylli Manjani i ruante dosjet, ndërsa Meta e mbulonte me fjalime.

Nga ana tjetër, Balili strehonte në hotelin e tij luksoz ministra dhe deputetë, u jepte apartamente dhe pasuri të tjera, të krijuara me trafiqe.

Në 15 korrik 2015, Ylli Manjani ka marrë një apartament nga Balili. Në letra thuhet se Manjani e ka blerë, por ky version vështirë për t’u besuar, pasi për Eskobarin një apartament është thjeshtë një bakshish.

Manjani ishte Ministër i Drejtësisë dhe Balili kërkonte mbrojtje dhe siguri shtetërore. Nëse nuk do të ndërhynte DEA amerikane, Balili sot do ishte i lirë dhe pse jo kandidat për deputet i LSI./Pamfleti



Më të lexuarat