Prapaskena

Vizita në Itali/ Rama e nis me propagandë që në pikë të mëngjesit: Kemi shumë kohë që punojmë fort për studentët shqiptarë që të mos largohen (Zbulon dhe telefonatën me Mitsotakis)

Publikuar: 04/09/2021

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë zyrtare në Itali, aty ku ditën e sotme është takuar me Kryetarin e Bashkisë së Puljas dhe Guvernatorin ku në në thelb ka qenë nisma e përbashkët për përafruar universitetet e dy vendeve.

Rama nuk e ka kursyer propaganden gjatë një interviste të shkurtër pas takimit në fjalë, ku u shpreh se qeveria shqiptare po punon fort prej kohësh për të krijuar arsim cilësor në universitetet shqiptare në mënyrë që studentët të kenë mundësi të studiojnë në vendin e tyre me të njëjtat kushte si jashtë.

“Falë kryetarit të bashkisë dhe guvernatorit, të cilët na hodhën në tryezë mundësinë dhe disponibilitetin e rektorëve të këtij rajoni, ne folëm për mundësite e njebashkëpunimi mes universiteteve, në mënyrë që t’iu japim studentëve tanë hapësira për të studiuar në universitete të niveleve të larta pa pasur nevojë të ikin nga Shqipëria. Kemi kohë që punojmë për këtë gjë në Shqipëri. Po punojmë dhe për tema, sicc është tema e zjarreve që është një temë shumë e nxehtë. Është shumë e rëndësishme që të vazhdojmë të kultivojmë këtë ndjenjë vllazërie që kemi mes nesh dhe Italisë”, tha Rama gjatë intervistës.

Ndërsa gjatë takimit, Kryeministri kërkoi që bashkëpunimi midis dy vendeve të mos mbetet thjesht në nivelin e universiteteve por të shtrihet dhe në fusha të tjera, sicc është mbrojtjta nga zjarri.

Rama përmendi në takim dhe një telefonatë që kishte bërë me Kryeministrin e Greqisë, me të cilin kishte diskutuar si mund të përballojën më mirë situatën me zjarret.

“Ju falenderoj për mundësinë që na dhatë për të folur me rektorët. Urojmë që të finalizojmë disa gjëra të rëndësishme. Jam shumë mirënjohës Mikeles sepse me të kam folur shpesh për këtë temë. E di që nuk është diccka është lehtë. Nuk është një punë e lehtë me italianët dhe puljezët, por po t’i shtojmë dhe shqiptarët, bëhet dhe më vështirë. Në një farë mënyrë duhet ta marrim përshembull këtë, sepse kjo do të thotë se këta sipërmarrës janë më të shpejtë. Kjo do të thotë se dhe ne mund të ecim më shpejt. Jam i sigurt që duke filluar këtë gjë me diccka konkrete për universitetet, është diccka e mirë. Për sa i takon shëndetësisë, jemi tashmë në një rrugë që ka filluar dhe që mbart mundësi të mira rritjeje. Do na duhet të mendojmë për diccka të përbashkët, jo vetëm me Italinë por dhe me Greqinë. Para disa ditësh fola me Kryeministrin e Greqisë për të shtuar diccka për vendet tona, për mënyrën si të menaxhojmë zjarret e shumta që kishim gjatë verës. Zjarre që i kemk të pamundura për t’i përballuar me kapacitetet tona. Po të shohim hartën, kjo pjesë e Europës është pjesa me e rrezikuar, më e ekspozuar“, tha Rama gjatë takimit.



Më të lexuarat