Prapaskena

Tre ditë pas lindjes, Covid i merr jetën grimieres kosovare dhe foshnjës së saj, familja mesazh: Liberta na la… Shpirtin na e këputi

Publikuar: 04/09/2021

Liberta Selaci, grimierja e njohur shqiptare e Kosovës, ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme pasi ishte infektuar me Covid-19. Vetëm tre ditë pas lindjes, e reja nuk e ka fituar dot betejën me virusin dhe ka mbyllur sytë përgjithmonë.

Lajmin e trishtë e jep familja e vajzës, e cila thotë bashkë me të ka ndërruar jetë dhe foshnja.

Para disa ditësh 28 vjeçarja kishte kërkuar trajtim në Spitalin e Pejës, por nga aty ishte transferuar menjëherë në QKUK, në Klinikën e Gjinekologjisë, në repartin për shtatzëna të infektuara me COVID-19

Njoftimi i familjes për vdekjen e Liberta Selaci:

Te nderuar dashamire, shoqeri e familjare

Liberta na la, mbreme vone ia dorzoi shpirtin Krijuesit fuqiplote bashke me beben, qe e kishte ne barkun e saj e qe e donte aq shume.

Liberta, me e mira prej nesh, luftoi shume, por nuk ia doli.

Shpirtin na e keputi, duke na lene nje varre te hapur per tere jeten ne loçken e zemres sone.

Liberta, per shpetimin e te ciles u lut i tere qyteti, e tere shoqeria e familja jone, do te mbetet kujtimi me i mire e me i dashur ne jetet tona.

Pusho e qete me bebushin tend, e neve na prit atje, ne Xhenetet e Allahut!

Varrimi behet ne varrezat e fshatit Banjske me Dreke ne ora 13:00 ne rreth te ngushte familjar e shoqeror.

Te pame nuk do te kete, pasiqe duhet respektuar vendimi per masat anti Covid-19.

Me dhimbje te thelle,

Familja Selaci dhe Hasani



Më të lexuarat