Deputeti i PD, Tritan Shehu e quan kabinetin ‘Rama 3”, një Qeveri pupacësh. Sipas Shehut, edhe Gadafi do e kishte zili një qeveri të tillë.
Më tej Shehu bën thirrje për protesta, pasi ai nënvizon se nuk ka rrugë tjetër ndryshimi, duke iu bahskuar keshtu “revolucionit” te Berishes.
Sipas Shehut, me regjimet u duhet përballur kudo, në Kuvend, në institucionet ndërkombëtare, tek partnerët dhe pa dyshim mbi të gjitha në rrugët e sheshet e Shqipërisë.
Reagimi i plotë i Shehut
Qeveria Rama: Qeveri e “pupaceve” ne funksion te autokratit.
Nje qeveri kjo tipike per vendet me autokratike, qe dhe Gaddafi dikur do tja kishte zili.
Nje qeveri pa personalitete, pa vlera politike, pa vlera profesionale….ne fakt asgje, vetem ai.
Nje qeveri e autokratit kjo dhe vetem per ate, jo per Shqiperine!
Nje model i pa ndryshueshem ky i autokrateve.
Simptom i qarte ky per rregjimet, me te cilat duhet perballur kudo, ne Kuvend, ne Institucionet nderkombetare, tek partneret dhe pa dyshim mbi te gjitha ne rruget e sheshet e Shqiperise.
Kjo eshte rruga e ndryshimit, se autokratet nuk e pranojne dialogun, e perceptojne ne menyre te deformuar opoziten, demokracine vete, nuk respektojne as mareveshjet.
Dhe ne e kemi provuar kete jo pak, nuk duhen patur iluzione!
Ata vetem duhet te detyrohen, tu imponohet respektimi i vlerave e rregullave demokratike.
Dhe kete duhet e mund ta bejne njerezit, forca e tyre, me te cilet duhet dialoguar e biseduar pa fund direkt, apo dhe nepermjet atij Kuvendi ku ne do te bejme pjese si te deleguarit e tyre, bashkeluftuar!
Rruge tjeter nuk ka per te rivendosur demokracine, shpetuar Shqiperine nga katastrofa, nga degdisja per ne hapesirat Lindore te autokrateve.
E kemi bere kete me sukses disa here, qe prej 1991, pra mund ta bejme perseri e perseri te fitojme!