Prapaskena

Rama miklon Bashën, 200 milionë lekë kumbarit që i dhuroi makinën luksoze kreut të PD. Përfitues Fatmir Kuçi i arrestuar për vrasje. SPAK zgjohu

Publikuar: 04/09/2021

Një javë para ofertës për një pazar të ri, Edi Rama i jep klientit të Lulzim Bashës, Fatmir Kuçit, tender me paracaktim. Letrat i bëri kryebashkiaku i Elbasanit Gledjan Llatja duke sfiduar hapur SPAK. Fatmir Kuçi i dhuroi Bashës një makinë benz. Në 2016 u arrestua për vrasjen e një turisti

Disa ditë para se t’i bënte ofertën publike për një pazar të ri për ndarjen e pushtetit, Edi Rama ka mikluar Lulzim Bashën me një tender, në formë peshqeshi paraprak, me vlerë 200 milionë lekë. Vetëm se ka një problem.

Së pari, paratë e hedhura për të zbutur Bashën pas humbjes së shtatë, janë para publike dhe së dyti, nëse në Shqipëri do të ketë një ditë drejtësi, kryebashkiaku i Elbasanit Gledjan Llatja, njeriu që ka bërë letrat, do të përfundojë në burg.

Në 27 gusht 2021, kryebashkiaku i Elbasanit Gledjan Llatja i ka dhënë një tender pa garë dhe me paracaktim kumbarit të Bashës, Fatmir Kuçit, përmes kompanisë ‘Viktoria Invest’. Fatmir Kuçi është klienti kryesor i Lulzim Bashës. Kur ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës, Basha ndante paratë me Fatmir Kuçin, një personazh me të shkuar të errët.

Bashkëpunimi vijoi edhe pas rënies së Bashës nga pushteti. Fatmir Kuçi rezulton se i ka dhuruar Lulzim Bashës një makinë benz me vlerë dhjetëra mijëra euro, blerë në Gjermani. Këtë makinë Basha nuk e ka deklaruar në ILDKPKI, por kjo është shkelja më e vogël penale, para të cilës SPAK ka mbyllur sytë. Përderisa është e faktuar se Fatmir Kuçi i bën dhurata Bashës, tenderat që kryebashkiakët e Ramës i japin Kuçit, janë në të njëjtën kohë edhe para të hedhura për Lulzim Bashën.

Edhe pse me një të shkuar të errët si i përfshirë në larjen e hesapeve mes bandave në Elbasan, dhe i arrestuar për vrasjen e një shtetasi rus në 2016, Flamur Kuçi ka marrë dhe vijon të marrë miliona euro nga kryebashkiakët dhe drejtorët e korruptuar të Edi Ramës.

Tenderi i fundit është klientelist dhe korruptiv. Kryebashkiaku i Elbasanit Gledjan Llatja, i ka dhënë tenderin e pastrimit të Elbasanit kumbarit të Bashës me paracaktim, me anë të procedurës me negocim, pa njoftim. Një procedurë e tillë ndiqet në raste emergjente dhe në situata të papritura. Në rastin konkret, nuk kemi të bëjmë me situatë emergjente, pasi Bashkia e Elbasanit e dinte se kur përfundon kontrata për pastrimin e qytetit dhe duhet të shpallte procedurat në kohë për këtë shërbim, duke zhvilluar një garë normale. Gledjan Llatja ka stimuluar një situatë me veprimet dhe mosveprimet e tij, për t’i dhënë tender pa garë Flamur Kuçit, klientit të Lulzim Bashës. Dhe ky i fundit ka pafytyrësinë dhe flet për korrupsionin e qeverisë së Edi Ramës. Lulzim Basha dhe kunati i tij janë përfituesit kryesorë të korrupsionit të Edi Ramës. Kjo është edhe arsyeja e degradimit të frikshëm të opozitës, e cila si në asnjë vend tjetër të planetit, fut në xhep paratë publike që vjedh qeveria.



Më të lexuarat