Taulant Balla nuk do të jetë më sekretar i Përgjitshëm i PS dhe as drejtues politik i Elbasanit. Kryeministri Edi Rama e transferoi atë në Fier. Në një prononcim për mediat, Balla ka komentuar këto ndryshime.
“Nuk e mendoj që të jesh kryetar i grupit parlamentar të mos jesh një pozicion i rëndësishëm. Dhe gjithashtu të drejtosh qarkun më të dytë të neve. Ndërkohë meqenëse unë jam deputet i Elbasnait ku gjej rastin të falënderoj të gjithë ata 90 mijë votues që asnjëherë më parë dhe në mënyrë historike dua ti falënderoj një për një. Të falënderoj edhe ata që nuk na votuan por koha do të tregojë që vota për ps është për të ardhmen. Dua të falënderoj anëtarësisë, të falenderoj patronazhistët, kanë bërë një punë të shkëlqyer. Kemi ngritur një makineri elektorale që bëri të mundur një arritje të madhe politike. Unë nuk e fsheh duke qenë se unë kam pasur prirjen të shoh edhe organizimin e partive të tjera në Europë. Sa më shumë përmirësim.
Unë ju thashë që kryetari i shumicës parlamentare është do ta quaja përgjegjësia e dytë të administrimin e duhur. Unë dua tju them që do të vazhdoj të jem në krye të grupit parlamentar të PS. Unë nuk shoh në këtë vendim asnjë shmangie nga ajo që kam dëshirë të bëj. Jam i vetmi deputet q ëkam kandiduar në të njëjtën zonë zgjedhore. Ajo që ne duam të ndryshojmë është që cdo qytetar duhet ta dini për kë ka votuar. Prej ditës së parë kur unë jam zgjedhur. Do ta bëj në mënyrën më të mirë. Ju e dini që rezultatet kanë qenë në rritje.
Unë ju thashë jam deputet i qarkut të Elbasanit dhe do të jem drejtues edhe në Fier. Duhet një punë shumë e rëndësishme për të ruajtur performancën që ish drejtuesi Ruci ka pasur në atë qark. Mos ngatërroni detyrat që burojnë nga fakti i të qenurit deputet dhe atij të drejtuesit të qarkut,” tha Balla.