Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Prishtinë të Kosovës. Një burrë, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka rrahur brutalisht tre vajza.
Mediat kosovare kanë publikuar videon ku shihet se si ai i sulet tre vajzave duke i rrahur me grushte, shqelma dhe me një shkop.
Ngjarja e shëmtuar raportohet se ka ndodhur në rrugën “Ahmet Krasniqi”, teksa nuk dihen ende shkaqet apo rrethanat e ngjarjes.
Vajzat kanë bërë denoncim në polici, por ende nuk ka një reagim nga ana e autoriteteve për të sqaruar ngjarjen.