Prapaskena

“Nëse nuk do dorëhiqej, do vazhdonte kryetar Kuvendi”/ Rama zbulon fjalët e fundit që i thanë Ruçi dhe Braçe

Publikuar: 02/09/2021

Nëse Gramoz Ruçi nuk do të kishte dhënë dorëheqjen nga mandati i deputetit dhe funksionet në PS, sesionin e ri do të ishte sërish kryetar Kuvendi.

Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama në emisionin OPINION, ndërsa tregoi edhe bisedën që ka patur me kryeparlamentarin.

“Nuk kishte diskutim që do të vazhdonte të ishte kryetar i Kuvendit. Ai u largua si fitues. Më ka thënë përpara, që unë këtu ndalem. Më tha jam 70 vjeç dhe dua të vazhdoj të bëj detyrat familjare”, tha Rama.

Kryeministri foli edhe për dorëhqjen e Erion Braçes nga posti i zv.kryeministrit.

“Kemi folur paraprakisht dhe me sinqeritet dhe modesti më tha se nuk jam barrë e askujt dhe jam në dispozicion si deputet dhe mos ki asnjë merak për mua”, tha Rama.



Më të lexuarat