Debati për kabinetin e ri qeverisës degjenoroi në fyerje personale mes gazetarit Enton Abilekaj dhe analistit Dritan Hila.
Ndërsa Hila po thoshte se zonja Anila Denaj ka qenë një nga ministret e suksesshme tashmë të larguara, Abilekaj e kundërshtoi duke i thënë të mos gënjejë.
Hila: Më vjen keq për Denaj, ka qenë ministre e zonja, profesioniste, menaxhoi një periudhë të vështirë ekonomike.
Borxhi ishte 80 perqind dhe ajo e çoi në 60, dhe pastaj u rrit me pandeminë normale.
Abilekaj: Po ça po thua! Ti je klientelist dhe fanatik.
Hila: Ti më shpjego pak klientelizmin mua, ti je zagar sulmues
Alibekaj: Ti je shërbëtor i shumë personave
Hila: Une kam qenë vetëm me Ramën ti ke qenë me Nanon, mos u merr me mua, Abilekaj!
Abilekaj: Po ti s’mund të gënjesh këtu, kur jam unë këtu jam gazetar ti s’ke qenë ndonjëherë gazetar, ti del për gjah të kapësh ndonjë gjë.
Hila: Unë jam gazetar.
Abilekaj: Ti je lëpirës ordiner
Hila: Unë nuk jam injorant si puna jote, kam studiuar ekonomi.
Abilekaj: Ti s’di ça është GDP ore!
Hila: Ti je i paguar nga opozita, që nga shtëpia që ke marrë!