Edi Rama sot i surprizoi të gjithë, mediat, kundërshtarët politik edhe vetë socialistët që ndodheshin brenda sallës së Pallatit të Kongreseve. Dukej se askush nuk e dinte kush do të ishte në postet e ministrit dhe të sekretariateve.
Ankthi mbaroi brenda radhëve të PS-së me shpalljen e qeverisë së re dhe të drejtuesve të rinj të partisë në pushet! Në përpjekjen e tij për të mos lënë asnjë të pakënaqur, edhe pse një mision i pamundur, Rama ka zgjedhur të spostojë një pjesë të ministrave, duke i ofruar postet e sekretarëve në Partinë Socialiste.
Natyrisht në ato çfarë shpalli Rama si ekipi i katër vite të ardhshme në si në qeveri dhe në Partinë Socialiste, natyrshëm mund të shihet në atë që mund të cilësohet si fituesit dhe humbësit e mëdhenj. Humbësit më të mëdhenj të kësaj dite edhe pse patë një rezultat të mirë në zgjedhje ishin Blendi Klosi dhe Taulant Balla. Kujtojmë se Klosi i siguroi Partisë Socialiste 5 mandate në qarkun e Beratit, ndërsa Taulant Balla si njeriu më i votuar në Shqipëri u ‘degdis’ nga Elbasani si drejtues qarku në Fier, i cili kohët e fundit ka “ngrënë” kokat e drejtuesve të PS, si Gramoz Ruçi dhe Erjon Braçe.
Taulant Balla padyshim ishte njeriu që nisi karrierën politike si bashkëpunëtor i Fatos Nanos dhe ngjiti majën e karrierës politike duke zëvendësuar ikonën legjendare të PS-së, Gramoz Ruçin. Edhe pse më i votuari në zgjedhjet e fundit parlamentare, Rama duket se me ndarjen e posteve të kryetarit të grupit të PS-së me atë të sekretarit të Përgjithshëm të PS-së e ka goditur atë, duke i vënë përballë tij, Damian Gjiknurin.
Erjon Braçe është personi që tashmë mund ta cilësojmë se ka pësuar një humbje në PS, duke shpresuar që të jetë tashmë vetëm pjesë e kryesisë së PS-së, nëse votohet nga Asambleja e PS-së.
Pandeli Majko, i cilësuar si figura emblatike e PS-së është futur te Rama në “Këshillin e të Urtëve” të PS-së, duke shpresuar ashtu si dhe Braçe që të jetë në Kryesinë e PS-së.
Kabineti qeveritar i ri i kryeministrit Edi Rama ka emra të rinj, të rikthyer, të rikonfirmuar dhe të “pushuar”.
Erion Braçe, Etilda Gjonaj, Anila Denaj, Pandeli Majko, Eduard Shalsi, Blendi Klosi janë ministrat e “pushuar”, të cilët nuk janë rikonfirmuar për të vijuar drejtimin e ministrive në mandin e 3. Ministria e shtetit për Diasporën që drejtohej nga Pandeli Majko është shkrirë, ndërsa janë shtuar 2 të reja, ministria e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët me në krye Bora Muzhaqin dhe ministria e shteti per standardet e shërbimeve që do drejtohet nga Milva Ekonomi.
Ministrat që u rikonfirmuan në qeveri:
Zëvendëskryeministër Arben Ahmetaj, ishte ministër rindërtimi
Ministre e Punëve të Jashtme Olta Xhacka- mbate të njëjtin post
Ministër i Mbrojtjes Niko Peleshi- mbante të njëjtin post
Ministër i Brendshëm Bledi Çuçi- mbante të njëjtin post
Ministre e Infrastrukturës Belinda Balluku- në të njëjtin post
Ministre e Shëndetësi Ogerta Manastirliu-në të njëjtin post
Ministre e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi-në të njëjtin post
Ministre e Kulturës Elva Margariti- në të njëjtin posy
Elisa Spiropali për Marrëdhëniet me Parlamentin- mbante detyrën ministre për marrëdhëniet me parlamentin
Milva Ekonomi, ministre Shteti per Standardet e Shërbimeve- ishte Ministre Bujqësisë
Emrat e rinj në kabinet janë:
Delina Ibrahimi-Ministre e Ekonomisë dhe Financës
Ulsi Manja -Ministër i Drejtësisë
Frida Krifca- Ministre e Bujqësisë
Edona Bilalli ministre shteti për sipërmarrjen
Bora Muzhaqi ministre Shteti për Rininë dhe Fëmijët
Kush janë të larguarit:
Blendi Klosi largohet nga posti i ministrit të Turizmit
Anila Denaj largohet nga posti i ministers së Financave
Pandeli Majko- ikën shkrihet ministria e Shtetit për Diasporën
Erion Braçe-ishte zv kryeministër
Etilda Gjonaj-Ministre e Drejtësisë
Eduard Shalsi- ish-ministër shteti për Sipërmarrjen
E rikthyera e vetme në qeveri është Mirela Kumbaro, si Ministre e Mjedisit dhe Turizmit.