Djali i George Soros, Alex Soros, ka publikuar pak minuta më parë një foto me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.
Publikimi i fotos vjen pas prezantimit të qeverisë së re, por në fakt takimi është bërë fundjavën e shkuar në Tiranë.
Krahas fotos së publikuar në Instagram, Alex Soros ka shkruar edhe disa fjalë, ku flet me superlativa për rolin e kreut të qeverisë si lider, jo vetëm në vend e rajon, por në të gjithë botën.
“Me mikun tim Edi Rama fundjavën e shkuar në Tiranë, i cili vijon që të tregojë aftësi frymëzuese lidershipi në vend, rreth rajonit dhe në të gjithë botën.”, shkruan Soros.
Pak ditë më parë ai ishte edhe në Durrës, ku takoi një grup afganësh që kanë punuar për organizatën “Shoqëri a e Hapur”.