Prapaskena

“Prifti Xhambaz” Drini Nikolla, që bën të virgjërin nëpër statuse Facebook-u, aferat tek “Illyrian Guard”

Publikuar: 01/09/2021

Drini Nikolla ose siç njihet ndryshe me nofkën “Prifti Xhambaz” i kompanisë shtetërore “Illyrian Guard”, ka filluar të ndjejë ethet e largimit nga puna, duke bërë që ti marë me ironi dhe trajtojë me shpejtësi problemet.

Por kapteri “Prifti Xhambaz”, nuk shpëton dot nga zullumet e tij prej ushtaraku në këtë kompani.

Një mal me shkelje dhe denoncime që kanë bërë punonjësit në Këshillin Mbikqyrës dhe kryeministri bablok i vendit, nuk mund të lihen mënjanë dhe pa u trajtuar kundër këtij burokrati.

Nuk shpëton dot nga djersa dhe gjaku i atyre që ka hequr në mënyrë të padrejtë nga puna. Dhe nga ana tjetër shet vendet e punës së tyre kundrejt shifrave 2 milion deri në 3 milion lekë të vjetra.

Dhe kjo nuk është një shpifje siç pretendon në statuset e tij në Facebook-un personal “Prifti Xhambaz”, por është një fakt që ne si redaksi e kemi denoncuar. Në ato statuse të orkestruara dhe përhapura nëpër rradhët e ushtarëve të tij, ku Drini Nikolla pretendon se është i virgjër.

Sa për dijeni të “Priftit Xhambaz” dhe disa servilëve dhe servileve që mban rreth zyrës së tij, ky kapter ushtrie ka shkelur ligjin në mënyrë të përsëritur.

Dhe këtë abuzim jo vetëm që e ka kryer në bashkëpunim dhe me persona të tjerë të tarafit të vetë, por dhe ka përsëritur këto shkelje duke abuzuar rëndë me ligjin e punësimit.

Ky “Prift Xhambaz” shkel të gjitha rregullat duke shkuar deri aty sa të shpikë marifete primitive për të hequr njerëzit nga puna.

Dhe nga ana tjetër hap pseudo konkurse për të rifutur sërisht njerëz në punë me urdhër të deputetëve të rilindjes dhe me shpresën e vjeljes së 2 apo 3 milionshit të rradhës.

Redaksia jonë ka folur gjithmonë me fakte dhe këtë gjë do e bëjë gjithmonë.

Ky është një dokument fakt që tregon se si “Prifti Xhambaz” i heq njerëzit nga puna, duke përdorur jo dispozitat e kodit të punës, por marifetet që shpik me anën e një komisioni të ndyrë, i cili përcakton me një votim të fshehtë se kush duhet të ikë dhe kush duhet të rijë.

“Prifti Xhambaz” i “Illyrian Guard” duhet ta lexojë mirë këtë dokument dhe të qartësohet se kompania që ai drejton nuk është një repart ushtarak, por një institucion civil i administratës publike Shqiptare.

Nuk është një vend ku “Prifti Xhambaz” të bëjë lojë kungulleshkash me ushtarët e një reparti, por duhet të jetë një vend, ku zbatimi i ligjit qoftë në largimet nga puna por edhe në emërimet e reja të jetë parësor.

Shikoni si hiqen nga puna njerëzit në “Illyrian Guard” që drejtohet nga Prifti Xhambaz së bashku me marionetat e tij servile. Shikoni se si pseudo-komisioni i përbërë nga Edona Daci me nofkën “Hyremi”, Qamil Abedini, Besion Hasaj, Vasillaq Balca dhe Fadil Grosha, heqin dhe emërojnë punonjës me votim të fshehtë.

“Prifti Xhambaz”, në cilën rregullore dhe në cilën dizpozitë të Kodit të Punës, e gjen këtë marifet me votim të fshehtë që të përcaktojë se kush duhet të rijë dhe kush duhet të ikë nga puna.

Një farsë e tillë edhe në kohën e komunizmit nuk ndodhte. Por votimet e fshehta janë praktika ordinere që përdoren akoma e sot nëpër kazerma ushtarake të Bunavisë dhe “Illyrian Guard”.

Për punonjësit shofera, grupi i punës mbështetur me votim të fshehtë përzgjodhi 6 prej tyre, të cilët do të emërohen shofer në strukturën e re.

Ndërsa katër shoferët e tjerë që nuk u përzgjodhën me votimin e fshehtë, edhe pse kanë qënë shoferë të strukturës së vjetër, nuk mund të hyjnë shoferë, por u lihet një mundësi për të filluar punë si roje objekti.
Pra nga shofer në rroje objekti.

Akoma më e rëndë është mënyra e përzgjedhjes, e cila nuk ka asnjë transparencë, por vetëm fshehtësi që e mbajnë sekret anëtarët marioneta të “Priftit Xhambaz”, Drini Nikolla. Kjo është vetëm maja e ajsbergut, ndërsa zullumet e tjera do ti tregojnë në vijim.


“Prifti Xhambaz”, sot vijon të emërojë policë të rinj të “Illyrian Guard” në një kohë kur nga ana tjetër vijon të heqë nga puna njerëz të tjerë me votime të fshehta.
Kuptohet që këto emërime të reja nuk kryhen pa interesin financiar të Drini Nikollës dhe pa pëshpëritjen e ndonjë deputeti në veshin e Drini Nikollës.

Emërimet i nënshtrohen një procesi tërësisht fiktiv dhe jot ë ligjshëm, ku një kandidat thëritet për tu intervistuar dy herë ose tre herë, duke iu kërkuar në mënyrë të vazhdueshme që ti mari të gjitha letrat me vehte.



Më të lexuarat