Prapaskena

Lëvizte me pistoletë në një çantë dore dhe e hodhi në oborrin e një shtëpie kur policia filloi ta ndiqte, arrestohet 17 vjeçari në Durrës

Publikuar: 01/09/2021

Një 17 vjeçar me inicialet I.R është arrestuar ditën e sotme nga policia e Durrësit pasi është kapur duke lëvizur me armë zjarri të tipit pistoletë në një çantë dore. Mësohet se i mituri është banues në Durrës, ndërsa është kapur pasi nuk është bindur ndaj urdhrit të policisë për të ndaluar.

Njoftimi i Plotë

Durrës

Goditet brenda javës, rasti i tretë i armëmbajtjes pa leje në qarkun e Durrësit.

Lëvizte me armë zjarri me vete dhe gjatë ndjekjes nga Policia e hodhi atë, identifikohet dhe arrestohet 17-vjeçari.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë.

Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve në territor, për kapjen e personave në kërkim ose të atyre që lëvizin me armë zjarri me vete, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në qytet, rreth orës 04:00, në lagjen nr.6, Durrës, kanë konstatuar një shtetas, i cili pas thirrjes së punonjësve të Policisë nuk i është bindur urdhrit për ndalim.

Pasi është ndjekur nga shërbimet e Policisë, ky shtetas ka hedhur në oborrin e shtetasit G. K., çantën e dorës, brenda së cilës u gjet një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, nga strukturat e Komisariatit të Policisë Durrës u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi për veprën penale “Armëmbajtja pa leje “, i shtetasit I. R., 17 vjeç, banues në Durrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.



Më të lexuarat