Prapaskena

Është aplikuar dhe në Shqipëri! Sllovakia ndalon menjëherë përdorimin e vaksinës ruse Sputnik V

Publikuar: 01/09/2021

Sllovakia ka ndaluar përdorimin e vaksinës ruse kundër koronavirusit Sputnik V. Ishte zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Zuzana Eliasova, ajo që tha se mbi 18,500 qytetarë sllovakë janë vaksinuar tashmë me këtë vaksinë.

Në muajin mars, Sllovakia ka blerë 200,000 doza Sputnik V, duke u bërë shteti i dytë anëtar i Bashkimit Evropian, pas Hungarisë, që furnizohet me të tilla. Sputnik V nuk është miratuar nga Agjencia Evropiane e Barnave – EMA.

Katër vaksinat e miratuara nga kjo agjenci janë: Pfizer/BioNTech, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson&Johnson. Blerjet e Sputnik V kanë shkaktuar reagime të mëdha politike në Sllovaki, ndërsa kërkesa për këtë vaksinë ka qenë e ulët.

Edhe në vendin tonë ka mbërritur një sasi e konsiderueshme e vaksinës ruse Sputnik, e cila është aplikuar te mijëra qytetarë.



Më të lexuarat