Prapaskena

Zyrtarizohet kalimi i Rey Manajt në Serinë A, sulmuesi largohet nga Barcelona në orët e fundit të merkatos

Publikuar: 31/08/2021

Zyrtarizohet kalimi i Rey Manaj te Spezia. Sulmuesi shqiptar u largua nga Barcelona, për t’u rikthyer në kampionatin italian.

Në të kaluarën, Manaj ishte pjesë e Interit. Ai ka ndryshuar disa ekipe për të përfunduar më pas te Barcelona.

Klubi katalanas nuk ka hapësirë në ekipin e parë dhe ndaj vendosi ta huazojë te Spezia.

Sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, Manaj ka kompletuar testet mjekësore dhe do të huazohet deri në fund të sezonit me të drejt blerje.

Nëse Spezia vendosë ta blejë kartonin e tij, atëherë Barcelona do të përfitojë tre milionë euro

.



Më të lexuarat